Xhaka me Sunderlandin shijojnë fitoren e parë në edicionin e ri

0%

Kapiteni Granit Xhaka ka dhënë maksimumin në fitoren e madhe te Sunderlandit. Skuadra e Sunderlandit si vendas e mposhti me rezultat 1:0 Fulhamin, në takimin e javës së dytë të Premier League. Futbollisti Isidor vulosi fatin e ndeshjes në minutën e 75-të. Goli i tij mjaftoi për fitore. Xhaka u paraqit titullar. Sunderland e zë vendin e 11-të me 3 pikë dhe Fulham të 15-tin me 0 pikë.

Burimi: Bota Sot