Doli me biçikletë, gjeti vdekjen – 78-vjeçari në Vlorë goditet nga

0%

Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë, ku një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja u shënua rreth orës , në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, raporton Top Channel, transmeton Sinjali. Sipas Policisë, 57-vjeçari me inicialet V.

Xh., banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë pasi, teksa drejtonte automjetin, përplasi 78-vjeçarin F. S., i cili po lëvizte me biçikletë. I moshuari u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të tij. 57-vjeçari po procedohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com