Kombëtarja e Kosovës në volejboll zbret sonte në parket për të zhvilluar një përballje tejet të rëndësishme në kuadër të Ligës Evropiane (CEV Volleyball European League), ku do të mirëpresë përfaqësuesen e Izraelit. Ndeshja do të luhet me fillim nga ora , në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Federata e Volejbollit ka njoftuar se hyrja do të jetë falas për të gjithë adhuruesit e sportit. Klubi dhe lojtarët kanë bërë thirrje për përkrahje masive nga tribunat, duke kërkuar nga publiku kryeqytetas të bëhet “lojtari i shtatë” në rrugëtimin drejt fitores.
