Milani është përforcuar në krahun e djathtë të sulmit. Omari Hutchinson afrohet nga Notingem Forest me formulën e huazimit. Milani ka paguar 4 milionë euro për të arritur akordin. Huazimi është me detyrim blerjen, nëse përmbushen disa kushte. 22-vjeçari largohet nga Notingemi me kujtimin e 42 paraqitjeve. Gjatë kësaj kohe shënoi një gol dhe asistoi tetë të tjerë.
Notingem paguante 43 milionë euro për shërbimet e tij. Më pas rezultoi një dështim. Milani vendosi ndërkohë që të përforcohet në krahët e sulmit, ndërsa së fundmi u largua Leao te Gallatasaraj.
