Sulm me thikë në Amsterdam, katër të plagosur

0%

Katër persona u plagosën të shtunën në mbrëmje në një incident me thikë në Amsterdam. Shërbimet e emergjencës mbërritën rreth orës , ndërsa policia arrestoi të dyshuarin, pasi ai u dërgua fillimisht në spital. Sipas policisë, një tjetër i plagosur u dërgua në spital. Deri tani, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, megjithëse shkalla e saktë e dëmtimeve nuk është bërë e ditur.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur identitetet e personave të përfshirë dhe as motivin e saktë të ngjarjes. Hetimet paraprake sugjerojnë se incidenti mund të ketë nisur pas një debati dhe përleshjeje. Ndërkohë, sipas NU.nl, në rrjetet sociale po qarkullon një transmetim i drejtpërdrejtë në TikTok që mund të ketë regjistruar ngjarjen.

Mediat raportojnë se videoja mund të jetë publikuar nga vetë i dyshuari, por policia nuk ka komentuar këtë pretendim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot