Këndej dhe matanë kufirit Po heqim të zitë e ullirit… S’është lehtë t’jesh Luginas, Me bishtin para e përmbas. Ta ngjitin këtë mekanizëm, Siç bënin dikur n’komunizëm. Nëse s’e ke ta vendosin shpejt, Për t’kërcyer si pleshti përpjetë. Pastaj ta këpusin sipas nevojës, Edhe atë, me një fjalë të gojës. Tani e tutje në këto kohë të pista, E pamundur të mos jesh në lista.
E vrisnin mendjen Noli e Fishta: – Pse na quajnë shqiptarë me bishta?! Kur vetë i vëmë, me sytë në ballë, Për ta futur kokën si struci në zall. E kur të gabojmë, kërkojmë ndjesë, Pasi të bëhemi krejt pikë e pesë. Si zogjtë e korbit, që s’ka më zi, Me maska e doreza si n’pandemi. Nuk ka pardon në këtë aventurë, Jemi kthyer vetë me kokë në mur.
Derisa t’ngelim një ditë pa dhëmbë, Edhe të ikim me bishtin nën këmbë!
