Avni Islami: Koha e pandëshkueshmërisë për spiunazhin ka mbaruar

0%

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar lidhur me sigurinë kombëtare të Kosovës dhe rastet e dyshuara për spiunazh. Islami ka deklaruar se institucionet e Kosovës po veprojnë me “zero tolerancë ndaj spiunazhit”, duke përmendur rastin e Vladan Kostiqit dhe pretendimet për përfshirje të agjentëve të huaj në misione ndërkombëtare.

Postimi i Islamit: Reagim me shkas, Siguria kombëtare e Republikës së Kosovës është e pacenueshme dhe e mbrojtur nga institucionet tona profesionale që veprojnë me zero tolerancë ndaj spiunazhit.

Rasti si i Vladan Kostiqit, i cili shpreh hapur admirim për kriminelët e luftës, si dhe tendencat për ta shndërruar OSBE-në në një fole të agjentëve rusë dhe serbë, tregojnë qartë se misionet ndërkombëtare po tentohen të përdoren si mbulesë për agjenda destabilizuese. Për shërbimet e huaja sekrete dhe eksponentët e tyre, duhet ta kenë të qartë një gjë: koha e pandëshkueshmërisë ka mbaruar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dy vitet e fundit kanë dëshmuar se suksesi i përbashkët i AKI-së, Policisë dhe Prokurorisë Speciale nuk është i rastësishëm, por rezultat i një strategjie të hekurt për pastrimin e vendit nga elementët subversive. Kosova nuk është dhe nuk do të jetë kurrë strehë për spiunazhin armiqësor apo për cilindo individ që punon kundër interesave tona shtetërore.

Çdo informator, agjent apo bashkëpunëtor i tyre do të zbulohet, do të arrestohet dhe do të marrë dënimin e merituar.

Burimi: Bota Sot