Shoqata e Arbitrave reagon pas rastit me Alban Xhaferin

0%

Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit ka dalë me një deklaratë zyrtare, në lidhje me dhunën e përdorur ndaj gjyqtarvë të sfidës Elbasani-Vllaznia. Dje, u raportua se presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi kishte goditur me grusht asistentin Ergys Spahiu.

Ndërsa në reagimin e BASHF, theksohet se dhuna është e pajustifikueshme, pavarësisht se vendimi i arbitrit mund të jetë i drejtë apo i gabuar. Ndër të tjera, Shoqata Bashkimi i Arbitrave shpreh mbështetjen e plotë për trupën e arbitrave që gjykuan sfidës mes Elbasanit dhe Vllaznisë.

DEKLARATA: Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit dënon me forcë aktet e dhunës ndaj arbitrave të ndeshjes Elbasani–Vllaznia. Asnjë vendim i arbitrit, i drejtë apo i gabuar, nuk mund të justifikojë dhunën, kërcënimet apo presionin ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për trupën e arbitrimit, veçanërisht për asistentin dhe zyrtarët e ndeshjes të përfshirë në këtë incident. Dhuna nuk është pjesë e futbollit. Presioni nuk është pjesë e arbitrimit. Respekti për arbitrin është respekt për lojën.

Ngjarje të tilla ndikojnë në cilësinë e gjykimit, pasi vendosin nën presion trupën e arbitrimit. Shoqata po punon vazhdimisht për përmirësimin e performancës së arbitrave dhe ngjarje të tilla janë të papranueshme.

Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri integritetin, dinjitetin dhe sigurinë e çdo arbitri shqiptar, në çdo kategori dhe në çdo stadium.

Burimi: Bota Sot