Aventura e Klaudio Filipit te Milani ka mbaruar. Ai ishte trajneri i portierëve që mori lëvdata publike nga Masimiliano Alegri dhe Majk Menja gjatë sezonit.Vetë Filipi e njoftoi lajmin në profilet e tij në rrjetet sociale : “Pas vetëm një viti, përvoja ime te Milani ka mbaruar.
Është një klub i lavdishëm me tifozë të dashuruar me ekipin, dhe Milanello është një vend pune legjendar, unik për vendndodhjen e tij dhe për njerëzit që punojnë atje, nga stafi i shërbimit të ushqimit te stafi i pritjes e deri te pastrueset, të gjithë të dashuruar me Milanin e tyre.” Me Danielen (Borri-n) patëm fatin të stërvitnim një grup të mrekullueshëm portierësh, si në aspektin e aftësive teknike ashtu dhe, mbi të gjitha, të moralit.
Për Majk, Pietron, Lorencon dhe Mateon, një falënderim i përzemërt dhe fat të mbarë për një të ardhme të ndritur.”
