Ogura befason favoritët në Çeki

0%

Me një “sulm kohe” të jashtëzakonshëm dhe të papritur në minutat e fundit të para-kualifikimeve në Brno, Ai Ogura u rendit në krye me kohën .735, duke ia rrëmbyer vendin e parë Marko Bexekit, i cili sapo kishte marrë komandën e klasifikimit.Piloti japonez siguroi një avantazh prej 91 të mijtash të sekondës ndaj Bexekit, duke vendosur përpara Aprilian RS-GP të ekipit Trackhouse krahasuar me motorin zyrtar të liderit të Botërorit.

Në vendin e tretë u rendit Fabio Di Xhanantonio (+0.207), i cili me Dukatin e ekipit VR46 la pas dy motorët Dukati Lenovo të Françesko Banjajas dhe Mark Markezit. Të dy mbetën respektivisht +0.248 dhe +0.253 sekonda larg kohës më të shpejtë. Markez, ashtu si në seancën e lirë, pësoi një rrëzim edhe gjatë sesionit.

Kalimin direkt në Q2 të kualifikimeve të së shtunës e siguruan gjithashtu Pedro Akosta me KTM-në zyrtare, Joan Mir me Honda HRC, si dhe debutuesi brazilian gjithnjë e më bindës Diogo Moreira me motorin e ekipit satelit LCR.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mes dhjetëshes më të shpejtë u futën edhe spanjollët Fermin Aldeguer me Dukati Gresini dhe Raul Fernandez, i cili regjistroi një diferencë prej 0.585 sekondash ndaj shokut të skuadrës, Ogura. Piloti i Trackhouse arriti në fund të sesionit të lërë jashtë Q2 bashkëkombësin dhe pilotin e Aprilias, Horge Martin.

Fabio Quartararo nuk arriti të përsëriste paraqitjen e mirë të seancës së parë të provave të lira, ku kishte përfunduar i dyti. Piloti francez e mbylli ditën në vendin e 14-të me Yamahan. Menjëherë pas tij u rendit Aleks Markez, i rikthyer në pistë pas aksidentit të rëndë në Barcelonë dhe ende jo në formën e tij më të mirë fizike.

Burimi: Bota Sot