Majlinda Kelmendi flet pas suksesit të Kosovës në xhudo

0%

Kosova e mbylli ditën e dytë të xhudos në Taranto 2026 me një të argjendtë dhe një të bronztë – medaljet rresht për dy ditë. Medalistja e artë olimpike Majlinda Kelmendi foli fillimisht për presionin që e ka ndjerë ekipi pa Distrinë, e cila mungoi për shkak të lëndimit. Sipas saj, vetëm Dardani dhe Flaka dhanë maksimumin.

Po realisht, në përgjithësi ekipi ka pasur më shumë presion sesa që ka normalisht, ndoshta për faktin që ka munguar Distria, nuk ka marrë pjesë për shkak të lëndimit dhe kemi ndjerë presionin te krejt garuesit më shumë se çdo herë, çka është shumë normale. Edhe më duket që përveç Dardanit dhe Flakës që e kanë dhënë maksimumin, të gjithë të tjerët kanë mundur edhe më shumë.

Për ditën e sotme, Kelmendi u ndal te finalja e Laura Fazliut ndaj italianes. Ajo e pa luftën dhe thotë se ajo hedhje nuk ka qenë për poen, por nuk deshi të hyjë më thellë, sepse sipas saj këto gjëra ndodhin shpesh në xhudo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sa i përket sot, realisht e kemi shikuar luftën e Laurës dhe ajo hedhja me italianen as që ka qenë poen, tash s’po dua të hy andej, por që kjo ndodh shpesh në sportin e xhudos. Në fund, trajnerja vlerësoi lartë medaljen e Shpati Zekajt, duke e konsideruar rezultat të jashtëzakonshëm për shkak të konkurrencës shumë të fortë që është gjithmonë te meshkujt.

Shpati medaljen e bronztë është rezultat jashtëzakonisht i mirë duke e marrë parasysh që konkurrenca te meshkujt është gjithmonë shumë e fortë, kështu që në përgjithësi jemi të kënaqur me performancën edhe me rezultatin që kemi arritur në fund.

Laura Fazliu fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë -63kg, e cila është medalja e pestë për Kosovën dhe e para e argjendtë nga Ekipi Olimpik në Taranto 2026. Ajo shkoi në finale pas fitoreve ndaj turkes Ozlem Yildiz dhe francezes Doria Boursas, por u mposht në finale nga italianja Carlotta Avanzato.

Shpati Zekaj fitoi medaljen e bronztë në kategorinë -100kg, medalja e gjashtë për Kosovën në këto Lojëra. Ai triumfoi në duelin për bronzin ndaj algjerianit Rayane Zakaria Benatia me Ippon, pas një rikthimi të fortë nga repesazhi.

Burimi: Bota Sot