Malisheva ka marrë pikë të plota në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Feronikelit 74. Futbollisti Kreshnik Uka e realizoi golin e epërsisë për Malishevën në minutën e dhjetë. Pas 14 minutave (24’), Laurent Xhylani ishte i pagabueshëm nga penalltia në minutën e 24-t. Në minutën e 55-të, Kreshnik Uka realizoi për 3:0.
Pas javës së tretë, Malisheva kryeson me 7 pikë dhe Feronikeli është në fund me 0 pikë.
Burimi:
Bota Sot
