Albian Hajdari e Leon Avdullahu u paraqitën titullarë për Hoffenheimin, por nuk ia dolën të kthehen me një pikë nga Koln-i. Skuadra e Koln ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Hoffenheimit, në hapje të edicionit të ri të Bundesliga I. Për vendasit shënuan El Mala (51′), Dallinga (72′ e 82) dhe për Hoffenheim Daghim (27’), Kabak (67′).
Duhet theksuar se skuadra e Hoffenhemi humbi rastin më të mirë në minutën e 57-të, futbollisti Moerstedt humb penalltinë. Hajdari u zëvendësua në minutën e 87-të, ndërsa Fisnik Asllani ka munguar në këtë ndeshje.