Provimi i maturës shtetërore u mbajt sot në 55 qendra të testimit në të gjithë territorin e Kosovës. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës njoftoi se për këtë afat, përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit të aplikimeve, janë aprovuar 4,967 prej tyre.
“Gjatë procesit të testimit, 18 kandidatë janë përjashtuar nga provimi për shkak të posedimit të telefonit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për mbarëvajtjen dhe administrimin e provimit ”, thuhet në nioftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Kjo ministri falënderoi komisionerët, administratorët dhe të gjithë personat e angazhuar për kontributin e tyre në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore.
