Në kuadër të shënimit të 29 Gushtit, Ditës së Dëshmorëve të Hanit të Elezit, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ish komandantin e UÇK-së dhe deputetin Rufki Suma, ish të burgosurit politik Riza Xhakli dhe Valon Berisha, deputetët Jeton Raka dhe Valon Ramadani, me kryetarin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Dr.
Mirsad Shkreta, si dhe me kolegë e bashkëpunëtorë, bëri homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve në Puset e Nikës. “Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës, andaj është detyrim e obligim i të gjithë neve që gëzojmë Kosovën e lirë e të pavarur ta forcojmë dhe zhvillojmë shtetin, për të cilin kanë kontribuuar dhe janë sakrifikuar breza të tërë shqiptarësh” , tha kryeministri.
Lavdi 15 dëshmorëve të kësaj komune dhe të kombit mbarë! Nderime luftëtarëve të lirisë!
