Një banore e lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë ka ngritur shqetësime për cilësinë e ujit të pijshëm, gjatë një ankese të paraqitur te Gazeta Sinjali. Ajo ka dërguar pamje ku shihet uji me ngjyrë të turbullt, duke thënë se kjo gjendje përsëritet pas ndërprerjeve të furnizimit me ujë. “ Pasi që ndalet uji, dhe më pas çdo herë që vjen uji, vjen në gjendje të tillë ”, ka thënë banorja.
Sipas saj, banorët nuk kanë marrë njoftim se uji nuk është i pijshëm apo ndonjë paralajmërim tjetër lidhur me cilësinë e tij. “ Asnjëherë nuk kemi marrë njoftim që nuk është i pijshëm apo diçka e tillë ”, ka deklaruar ajo. Banorët presin sqarime nga institucionet përgjegjëse lidhur me arsyen e turbullirës dhe nëse uji mund të përdoret për konsum.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
