Komuna e Obiliqit ka njoftuar se Inspektorati Komunal ka zhvilluar inspektim te operatorët e transportit publik në këtë komunë. Inspektimin e ka zhvilluar drejtori i Inspektoratit, Arif Pllana, së bashku me zyrtarë të kësaj drejtorie, ndërsa i pranishëm ishte edhe shefi i Kabinetit, Bashkim Gashi.
Sipas njoftimit, gjatë inspektimit është konstatuar mosrespektim i orarit të përcaktuar nga operatorët, për çka Inspektorati Komunal ka ndërmarrë masa ndëshkuese. “Gjatë inspektimit është konstatuar mosrespektim i orarit të përcaktuar nga operatorët, ndaj Inspektorati Komunal ka ndërmarrë menjëherë masat ndëshkuese ndaj operatorëve”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo vonesë apo parregullsi në transportin publik të raportojnë përmes platformës “Alo Komuna”, në mënyrë që të ndërmerren masat e nevojshme.
