Jashtë planeve të trajnerit Amorim,

0%

Samuele Ricci është futbollisti më i ri i Comos. Mesfushori 25-vjeçar ka vendosur të largohet nga Milan, për të nisur një aventurë të re me ekipin tjetër të Serie A. Tek klubi i ri, italiani do të jetë në formë huazimi, deri në fund të sezonit, ndërsa atëherë Como do të ketë të drejtën e blerjes. Për huazimin është shpenzuar 2 milionë euro, ndërsa opsioni i blerjes është 22 milionë euro.

Kujtojmë se Ricci u bashkua me Milanin vetëm një vit më parë nga Torino, për 23 milionë euro. Por këtë sezon, mesfushori italian nuk ishte në planet e trajnerin Ruben Amorim.

Burimi: Bota Sot