Sigurimi i grupeve në Conference League, ka bërë që Egnatia të shkruaj historinë. Klubi rrogozhinas do të ketë mundësi të tregojë potencialin në arenën e futbollit europiane, ndërsa jehona e tyre ka shkuar deri në Itali. Në postimin e medias italiane “dalla tribuna”, Egnatias i është kushtuar një shkrim i gjatë detajues, aty ku evoluimi drejt suksesit ka rezultuar me ritme të frikshme.
Shkrimi nis me faktin që një qytet prej 5 mijë banorësh do të luaj në grupet e Kupave të Europës, duke e konsideruar “një nga historitë më të habitshme në futbollin shqiptar”. I kushtohet rëndësi të veçantë se vitit 2021 që Egnatia u ngjit në Superiore e deri tani (2026), ata kanë fituar 6 trofe, 3 kampionate, 2 Kupa dhe 1 Superkupë të Shqipërisë.
Më tej, ndalet te deklarata e një tifozi të rrogozhinasve pas trofeut të Kupës së Shqipërisë (2022) se: “Nuk keni parë asgjë ende”. Dhe kjo qasje po rezulton e saktë, Egnatia po shkruan historinë edhe në Europë.