“Liria ka Emër” organizon tubim në Hagë në ditën e aktgjykimit

0%

Platforma “Liria ka Emër” ka mbajtur konferencë për media, në të cilën përfaqësuesit e saj kanë prezantuar aktivitetet e ardhshme në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ismail Tasholli, përfaqësues nga kjo platforme ka folur për organizimin e nje tubimi që pritet të mbahet në Hagë në ditën kur Gjykata Speciale do të shpallë vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tasholli tha se së bashku me mërgatën shqiptare, ky tubim synon të shprehë solidaritetin me ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe mbështetjen ndaj tyre në këtë ditë.

Sipas planifikimit të organizatorëve, grumbullimi do të nisë më 15 shtator, nga ora , dhe do të vazhdojë deri më 16 shtator, në orën , kur pritet të shpallet aktgjykimi nga Gjykata Speciale. Tasholli ka thënë se qytetarët do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në Hagë, deri në momentin e shpalljes së aktgjykimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot