Nepal dhe Kinë: Afro 3,000 persona të zhdukur pas përmbytjeve

0%

Afro 3,000 persona rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të fuqishme që goditën Nepalin dhe rajonin e Tibetit në Kinë, ndërsa numri i viktimave ka kaluar mbi 600. Sipas të dhënave të fundit, në Nepal janë raportuar 626 të vdekur dhe 2,426 persona të zhdukur, ndërsa në Tibet janë konfirmuar 7 viktima dhe 554 të zhdukur. Në total, numri i viktimave ka arritur në 633.

Përmbytjet katastrofike nisën pas shembjes së një mase akulli, shkëmbinjsh dhe dheu në Himalaje, duke shkaktuar një rrjedhë të fuqishme uji dhe mbeturinash që përfshiu fshatra dhe zona të banuara pranë kufirit Nepal-Kinë. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë operacionet, por moti i keq dhe rrugët e shkatërruara po e vështirësojnë ndërhyrjen.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave dhe personave të zhdukur mund të ndryshojë, pasi ende nuk janë arritur të gjitha zonat e prekura. Në mesin e të zhdukurve ka edhe qindra shtetas të huaj, përfshirë më shumë se 500 persona nga vende të tjera. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com