Pas zërave për lidhjen me Arbër Çepanin, Rizarta shfaqet duke u

0%

Një video e papritur ka rikthyer në qendër të vëmendjes jetën sentimentale të Rizarta Hoxhës, vetëm pak ditë pasi emri i saj u lidh me atë të Arbër Çepanit. Pamjet, të publikuara nga gazetari Elton Tozaj, tregojnë Rizartën pranë një djali, teksa në një moment dyshja shkëmben edhe një puthje.

Videoja ka mjaftuar për të nxitur menjëherë kureshtjen e ndjekësve, sidomos për shkak të kohës kur është publikuar. Kjo pasi vetëm së fundmi janë përhapur raportime për një afrim mes Rizartës dhe Arbër Çepanit, ndërsa dyshja është përfolur edhe për një udhëtim së bashku në Spanjë.

“Ups, para apo pas udhëtimit në Spanjë?”, ka shkruar Tozaj krahas videos, duke lënë të hapur një pikëpyetje mbi kohën kur janë xhiruar këto pamje. Megjithatë, deri tani nuk ka një informacion të konfirmuar se kur është realizuar videoja dhe as identiteti i djalit që shfaqet krah Rizartës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këtë arsye, mbetet e paqartë nëse pamjet lidhen me periudhën e fundit apo i përkasin një momenti më të hershëm. Videoja ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, ndërsa vëmendja është rikthyer te raportet e përfolura të Rizartës dhe pyetja që tashmë po qarkullon: kush është djali në pamje dhe kur është realizuar momenti?

Burimi: Bota Sot