Shpërndaje në: Faton Ademi është duke pasur ngritje të madhe e të shpejtë në karrierë. Dhe nga kategoria e tretë e futbollit gjerman, mund të përfundojë në elitën gjermane, në Bundesligë. Ademi që debutoi te Kosova U21 nën udhëheqjen e trajnerit Afrim Tovërlani dhe tani ka tetë paraqitje, aktualisht është pjesë e Alemannia Aachenit.
Me ish-selektorin e U19 të Kosovës, Adil Maliqin, e zhvilloi një ndeshje. Por, mediumi i njohur “Sky” në Gjermani, ka shkruar të shtunën se për Ademin është interesuar Elversbergu, ku për një periudhë shkëlqeu sulmuesi Fisnik Asllani. Elversbergu debuton në Bundesligë. Ademi është 20-vjeçar dhe luan si mesfushor qendror.
Në edicionin e kaluar i luajti thuajse të gjitha ndeshjet për skuadrën Alemannia Aachen, ndërsa kontribuoi me gjashtë gola e dy asistime në 35 paraqitje. Ai i ka luajtur edhe dy ndeshjet e këtij sezoni, ndërsa shënoi gol në fitoren 4:1 ndaj Verlit. Për Ademin interesim ka shprehur edhe Greuther Furthi i Bundesligës 2. Afati kalimtar në Gjermani mbyllet të martën.
