Ekskluzive | Ky është zyrtari policor që dyshohet se goditi

0%

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Gjilan–Prishtinë, në fshatin Llabjan të Novobërdës, ku humbi jetën 63-vjeçari Halil Maliqi. Sinjali mëson se njëri nga dy drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksident është zyrtari policor Rigon Ibrahimi, i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur më 28 gusht, rreth orës , afër “Viva Fresh Store”. Tragjedi në magjistralen Gjilan–Prishtinë | 63-vjeçari goditet nga vetura e policit, më pas përplaset dhe tërhiqet zvarrë nga një automjet tjetër – dy shoferët në ndalim Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Ibrahimi po drejtonte një Volkswagen Golf në magjistralen Gjilan–Prishtinë, kur dyshohet se, pasi nuk e kishte përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, ka goditur Maliqin, i cili në ato momente po kalonte rrugën.

Nga goditja, 63-vjeçari është përplasur në shiritin tjetër të rrugës. Aty situata ka marrë përmasa edhe më tragjike. Një Volkswagen Caddy, që po vinte nga drejtimi i kundërt, dyshohet se e ka goditur sërish këmbësorin dhe e ka tërhequr zvarrë për disa metra, ndërsa viktima ka mbetur për disa çaste nën automjet. Lëndimet e marra kanë rezultuar fatale për Maliqin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të të dy drejtuesve të automjeteve të përfshira në aksident. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet do të përcaktojnë dinamikën e plotë dhe përgjegjësinë eventuale të secilit prej drejtuesve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com