Intervenimi për telashe familjare zbulon tjetër histori në Pejë – dy

0%

Një intervenim i Policisë pas raportimit për probleme mes familjarëve në Pejë ka marrë një kthesë krejt tjetër, pasi në lokacion janë gjetur armë, mbi 100 fishekë dhe disa qese me substancë të dyshuar narkotike, raporton Sinjali. Rasti ka ndodhur mbrëmë, më 28 gusht, rreth orës , në rrugën “Sali Gjuka” në Pejë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Policia fillimisht ishte njoftuar se një qytetare kishte probleme me një person tjetër. Me të mbërritur në lokacion, policët kanë kontaktuar një familjar, i cili ka deklaruar se personi i dyshuar dyshohej se kishte konsumuar substanca narkotike dhe ishte në gjendje agresive.

Policia më pas ka hasur në të dyshuarin, i cili nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndaj është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Por gjatë intervenimit, rasti ka marrë përmasa të tjera. Në lokacion janë gjetur dy armë zjarri, një e tipit Zastava dhe një revolver, si dhe 108 fishekë – 58 të kalibrit 9 mm dhe 50 të kalibrit .38 Special.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveç armëve dhe municionit, policët kanë gjetur edhe gjashtë qese me substancë të dyshuar narkotike, për të cilën ekziston dyshimi se është kokainë. Në vendngjarje kanë dalë Hetimet dhe Krim-Teknika, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori kujdestar.

Me urdhër të Prokurorit janë iniciuar rastet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike” dhe “Sulm”. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa aktualisht ndodhet në repartin e Psikiatrisë, ku po vazhdon trajtimin mjekësor. Rasti mbetet nën hetime. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com