Këngëtarja 41-vjeçare thotë se ish-kryeministri kanadez është pranë saj dhe e mbështet në një mënyrë që nuk e ka përjetuar me partnerët e mëparshëm. Katy Perry ka folur me superlativa për marrëdhënien e saj me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau, duke theksuar mbështetjen që ai i jep në karrierën e saj.
Gjatë pjesëmarrjes në shfaqjen në Los Angeles të filmit të saj të ri koncertor, Katy Perry: The Lifetimes Tour – Live from Paris, këngëtarja 41-vjeçare u pyet për mbështetjen e partnerit të saj, me të cilin raportohet se është në lidhje prej rreth një viti. “Ai është thjesht aty për të më mbështetur”, tha Perry për Entertainment Tonight.
Ajo më pas bëri një krahasim me partnerët e saj të mëparshëm, duke pranuar se mënyra se si Trudeau, 54 vjeç, e mbështet është “definitivisht në një tjetër nivel”. “Kam pasur njerëz që kanë ardhur në koncertet e mia më parë, edhe partnerë, dhe secili ka treguar mbështetjen e tij në mënyrën e vet. Por kjo është padyshim një tje Katy Perry tër nivel”, u shpreh këngëtarja.
Perry duket se i është referuar edhe marrëdhënieve të saj të kaluara gjatë një koncerti në qershor. Teksa performonte këngën Never Really Over, ajo në mënyrë humoristike refuzoi telefonatat e rreme nga ish-partnerët e saj, të shfaqura në një telefon gjigant në skenë. Këngëtarja ka qenë më parë e lidhur me aktorin Orlando Bloom dhe muzikantin John Mayer. Katy Perry
