Dy ekstradime në dy ditë, njëri nga Kosova në Shqipëri, tjetri nga

0%

Policia ka njoftuar se ka realizuar dy ekstradime të personave të kërkuar për vepra pedale, njërin nga Kosova drejtë Shqipërisë, kurse një tjetër nga Zvicra për në Kosovë.

Sipas njoftimit, më datë , është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri shtetasi i Kosovës H.M., pasi që, siç thuhet në njoftim, i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë shqiptare, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Ekstradimi tij është realizuar në pikëkalimin kufitar “Vërmicë”, ku i dyshuari iu është dorëzuar autoriteteve shqiptare për procedura të mëtejshme ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ndërsa, sot, më datë , është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë shtetasi kosovar P.S., pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare, për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’”- thuhet në njoftimin e Policisë Ekstradimi është realizuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku i dyshuari iu është dorëzuar njësive përgjegjëse të Policisë, nga Stacioni Policor në Viti, për procedura të mëtejshme ligjore.

“Këto ekstradime u realizuan falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe dy shteteve në fjalë”-ka thënë Policia.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), sipas njoftimit të Policisë, mbetet e përkushtuar të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe lokalizimit dhe arrestimit të personave apo grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Burimi: Kallxo