Haaland e Cherki të pamëshirshëm për Crystal Palacen në Londër

0%

Crystal Palace nuk është askund në dy javët e para në Premier League. Manchester City ka triumfuar me rezultat 4:1 ndaj Crystal Palaces në stadiumin “Selhurst Park” në Londër. Vendasit nuk ishin rival i denjë i Cityt. Dyshja Haaland e Cherki ishin të pamëshirshëm për vendasit. Mysafirët i shënojnë katër gola për vete dhe një për vendasit.

Për Cityn realizuan Haaland (17′ e 84′), Cherki (54′ e 58′)), dhe për Crystal Palacen Donnarumma (56′ – autogol). Manchester Cty kryeson me 6 pikë, ndërsa Crystal Palace është në fund në kuotën e 0 pikëve.

Burimi: Bota Sot