Kevin Durant flet për pensionimin e Russell Westbrook

0%

Kevin Durant ka pranuar se pensionimi i Russell Westbrook e ka prekur shumë, duke kujtuar vitet e para të karrierës së tyre së bashku te Oklahoma City Thunder. “Ai është një nga djemtë e parë me të cilët e kam nisur karrierën. Ishte aty çdo ditë dhe tani po largohet nga basketbolli. Më befasoi, sidomos sepse mendoj se ai ende mund të luante”, tha Durant.

Westbrook i dha fund karrierës pas 18 vjetësh në NBA, ndërsa Durant theksoi respektin e madh që vazhdon të ketë për ish-bashkëlojtarin e tij. Dyshja Durant-Westbrook mbetet një nga dyshet më të paharrueshme të gjeneratës së tyre, edhe pse marrëdhënia e tyre u prish pas largimit të Durant nga OKC-ja.

Burimi: Bota Sot