Ndryshim në orarin e Kosovës 3×3 në Taranto 2026

0%

Kombëtarja e Kosovës në basketboll 3×3, në konkurrencën e meshkujve, do ta nisë garën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 më 29 gusht ndaj Portugalisë, pas ndryshimeve të fundit në programin e garës. Ndeshja Kosovë – Serbi, e paraparë të zhvillohej po atë ditë, nuk do të luhet pas tërheqjes së Serbisë nga gara.

Si rrjedhojë, Grupi C tani përbëhet nga Kosova, Portugalia dhe Turqia, ndërsa dy skuadrat e para do të kualifikohen në çerekfinale. Orari i Kosovës – Meshkujt 29 gusht | 🇽🇰 Kosova – Portugalia 🇵🇹 30 gusht | 🇹🇷 Turqia – Kosova 🇽🇰 Ndryshimet nuk ndikojnë në programin e Kosovës në konkurrencën e femrave.

Vajzat do t’i zhvillojnë ndeshjet sipas orarit të paraparë, në grup me Italinë dhe Greqinë. Orari i Kosovës – Femrat 29 gusht | 🇬🇷 Greqia – Kosova 🇽🇰 29 gusht | 🇮🇹 Italia – Kosova 🇽🇰 Ndeshjet e fazës finale zhvillohen më 31 gusht dhe 1 shtator. Kosova mbetet e fokusuar në synimin për të dhënë më të mirën dhe për një paraqitje sa më dinjitoze në Itali.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot