Shpërndaje në: Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimin e derivateve për sot dhe nesër. Çmimi maksimal i naftës brenda këtyre dy ditëve do të jetë 1.39 euro për litër, benzina 1.33 për litër dhe gazi 0.67 euro për litër. Megjithatë, brenda dy ditëve të fundit, çmimi i naftës zbriti për katër centë në total.
Të premten çmimi i litrit për naftë ishte 1.43 euro për litër, benzina njësoj sikurse të dielën dhe të hënën e kësaj jave, gjithashtu edhe gazi 0.67 euro për litër. Së fundmi çmimi i derivateve në Kosovë shënoi rënie të mëtejshme, duke e çuar naftën në nivelin më të ulët që nga fillimi i muajit mars.
Çmimet e naftës në Kosovë ishin rritur ndjeshëm pas përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në fund të shkurtit. Armëpushimi i arritur mes Iranit dhe SHBA-së, i cili u nënshkrua më 18 qershor, ka bërë që në tregjet ndërkombëtare të ulet çmimi i naftës dhe kjo po reflektohet edhe në Kosovë.
