Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka konfirmuar edhe një herë rëndësinë e Lautaro Martinezit në projektin zikaltër, duke u dhënë fund zërave të fundit që e lidhnin sulmuesin argjentinas me një largim të mundshëm. “Lautaro Martinez është kapiteni ynë për shkak të dashurisë që ka për këto ngjyra”, deklaroi Chivu.
Tekniku rumun foli edhe për gjendjen e sulmuesit pas përfundimit të Kupës së Botës, ku Argjentina humbi finalen ndaj Spanjës. “E kam parë të motivuar dhe me ambicien e duhur, pavarësisht finales së humbur të Botërorit. Ai u përpoq të rikthehej me ne sa më shpejt që ishte e mundur dhe u kthye në Pinetina më herët.
Mendoj se është pothuajse gati për një sezon të rëndësishëm” , u shpreh Chivu. Trajneri i Interit u ndal edhe te merkatoja dhe përforcimet e bëra gjatë verës, me ardhjet e Stones, Spence dhe Curtis Jones që kanë rritur alternativat në dispozicion. “E kemi zhvilluar një merkato të qartë, duke u përpjekur të sjellim cilësi dhe të rrisim nivelin e një skuadre që ishte tashmë e fortë.
Kemi detyrimin të mbajmë një nivel të lartë”, theksoi ai. Sa i përket Pio Espositos, Chivu nënvizoi se tek Interi nuk ka vende të garantuara në formacion. “Nuk kemi titullarë fiks. Për ne është i rëndësishëm niveli i konkurrencës në skuadër.
Pio është i rëndësishëm për mënyrën se si qëndron në grup, për mënyrën se si stërvitet dhe për atë që di të bëjë në fushë”, përfundoi trajneri zikaltër.
