Situatë kritike në Librazhd, zjarri përhapet me shpejtësi dhe u

0%

Një situatë kritike është krijuar pasditen e sotme në zonën midis fshatrave Xhyrë dhe Vehçan, në Njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor me akacie dhe shkurre. Zjarri, i cili ka nisur që prej mesditës, është përhapur me shpejtësi në disa drejtime, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.

Terreni dhe bimësia e thatë kanë favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa situata është bërë veçanërisht shqetësuese pas orës , kur zjarri është afruar pranë banesave në zonën e ish-stacionit hekurudhor të Xhyrës dhe pranë rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas.

Përballë përmasave të vatrës dhe rrezikut për zonat e banuara, në terren janë mobilizuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimeve të MZSH-së nga Librazhdi, Përrenjasi ,Elbasani, Gramshi dhe Cërriku. Forcat zjarrfikëse po punojnë për të frenuar avancimin e flakëve dhe për të mbrojtur banesat dhe objektet që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Situata mbetet dinamike dhe nën monitorim, ndërsa përhapja e flakëve në masivin pyjor e vështirëson ndërhyrjen e ekipeve në terren. Autoritetet vijojnë të jenë të angazhuara në operacionin për izolimin e vatrave dhe shmangien e çdo rreziku për banorët e zonës.

Burimi: Bota Sot