Ministria e Arsimit u kërkon prindërve të deklarojnë përdorimin e

0%

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, e premte , ka ndarë një qarkore me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit përmes së cilës u ka kërkuar atyre dhe shkollave fillore dhe të mesme të ulët që të organizojnë dhe lehtësojnë shpërndarjen, plotësimin dhe grumbullimin e Deklaratës së prindit/kujdestarit ligjor për nxënësit e klasave 1-9, përfitues të subvencionimit të teksteve dhe materialeve shkollore për vitin 2026-2027.

Përmes kësaj deklarate, sipas njoftimi, prindi ose kujdestari ligjor deklaron se: Mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore; Tekstet shkollore janë siguruar dhe nxënësi/ja i ka në dispozicion; Është i vetëdijshëm për mundësinë e verifikimit nga institucionet kompetente për përdorimin e mjeteve dhe sigurimit të teksteve; Zotohet se tekstet shkollore të destinuara për ripërdorim do t’i kthehen shkollës në përfundim të vitit shkollor në gjendje të përshtatshme.

“Shkollat do t’ua shpërndajnë deklaratat nxënësve përfitues, ndërsa pas plotësimit dhe nënshkrimit nga prindërit ose kujdestarët ligjorë, ato do të grumbullohen dhe evidentohen nga shkollat. Procesi i plotësimit, grumbullimit dhe dorëzimit të deklaratave duhet të përfundojë deri më ”- thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më , MASHTI njoftoi për miratimin e Katalogut të Teksteve Shkollore për vitin shkollor 2026/2027 dhe për ekzekutimin e mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1 deri në 9. Sipas njoftimit të Ministrisë, mjetet janë ekzekutuar në llogaritë e prindërve përfitues.

Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, ministri i Arsimit ka nxjerrë edhe vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë.

Prindërit të cilët i kanë fëmijët në klasën e parë apo të dytë janë subvencionuar për tekste shkollore në vlerë prej 60 euro; për klasën e 3 në vlerë prej 65 euro; për klasën e katërt në vlerë prej 70 euro; të pestën në vlerë prej 80 euro; të gjashtën e shtatën në vlerë prej 90 euro; kurse për të tetën dhe të nëntën 100 euro.

Ministria ka njoftuar se me miratimin dhe publikimin e katalogut, prindërit dhe kujdestarët ligjorë mund të fillojnë blerjen e teksteve shkollore. ta

Burimi: Kallxo