Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një gruaje në fshatin Bubavec të Malishevës. Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima, një grua kosovare, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Bazuar në vlerësimin fillestar të mjekut kujdestar, dyshohet se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Autoritetet po vazhdojnë procedurat hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit./ Telegrafi
