“Nuk është dita për mu”, Rina reagon pas protestës për Jetlirën,

0%

Këngëtarja Rina Balaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shpjeguar mungesën e saj në protestën e mbajtur sot për 25-vjeçaren Jetlira Foniqi, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj. Balaj u është përgjigjur atyre që e kanë pyetur pse nuk ishte e pranishme, duke thënë se jo çdo dhimbje dhe përkrahje duhet të dëshmohet përmes pranisë apo fotografive.

“E njoh realitetin tem. Edhe në momente kaq të rënda, ka njerëz që ndalen për fotografi, afrohen, krijohet tollovi, e në fund prezenca jem mundet me u keqkuptu sikur kam dalë për vëmendje” , ka shkruar ajo. Ajo ka theksuar se sot nuk është dita për të, por për viktimat dhe drejtësinë që po kërkohet. “Sot nuk është dita për mu, as për asnjë figurë publike.

Sot krejt vëmendja duhet me qenë te ajo nënë e thyer, te vajza e saj dhe te drejtësia që po kërkohet”, është shprehur këngëtarja. Balaj ka shtuar se mungesa e saj nuk do të thotë se nuk është e prekur nga ngjarja apo se nuk e mbështet kauzën. “Zemra jem sot është me familjen ”, përfundon reagimin Rina Balaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot