GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit, i cili u arrestua dy ditë më parë. Vendimi i gjykatës u mor pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga mbrojtja. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështje të dyshuara që lidhen me AKSHI-n. Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj Agasit një sërë akuzash, përfshirë korrupsion.
Burimi:
Bota Sot
