Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, do ta kryesojë Grupin Punues për procesin e Apelit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e shtatë të qeverisë.
“Me këtë vendim po e konkretizojmë zotimin tonë, që me mjetet që i kemi në dispozicion, të angazhohemi për drejtësi dhe për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës tonë çlirimtare”, tha Kurti. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
