U aksidentua për vdekje në Vushtrri, varroset sot 22-vjeçari

0%

22-vjeçari që humbi jetën në një aksident trafiku në zonën e Vushtrrisë do të varroset sot. Siç kanë njoftuar familjarëtpërmes një postimi në Facebook, i riu Drilon Meniqi do të varroset në kohën e namazit të drekës.

Njëherësh, i ndjeri humbi jetën pas një aksidenti që ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ku si drejtues i motoçikletës nuk ka arritur të mbijetojë. “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë i dashuri ynë DRILON MENIQI.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet me namazin e drekës. Ftohen të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë dhe të nderojnë të ndjerin në përcjelljen e tij të fundit. Lusim Allahun e Madhërishëm ta mëshirojë, ta falë dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus” , thuhet në njoftimin mortor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot