Dedikimi i Ermal Metës për 2 vjetorin e vajzës: Shpatullat e mia do të jenë gjithmonë të tuat

0%

Këngëtari i njohur, Ermal Meta, ka prekur ndjekësit me një dedikim plot dashuri për vajzën e tij, Fortuna, e cila ka festuar ditëlindjen e dytë. Me rastin e kësaj dite të veçantë, artisti shqiptar publikoi një mesazh emocionues në rrjetet sociale, ku shprehu gjithë dashurinë për të bijën. “Gëzuar ditëlindjen, shpirti im.

Shpatullat e mia do të jenë gjithmonë të tuat”, shkroi Ermal Meta, duke shoqëruar urimin me një moment të ëmbël familjar. Dedikimi i tij u prit me shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e uruan vogëlushen Fortuna dhe vlerësuan fjalët e ndjera të artistit.

Prej lindjes së saj, Ermal Meta ka ndarë herë pas here momente të veçanta me vajzën, duke treguar se familja zë një vend të rëndësishëm në jetën e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot