“Shpalleni të pafajshëm” – Prishtina zbulon banerin gjigant në

0%

Komuna e Prishtinës ka zbuluar një baner gjigant në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Në banerin e vendosur në kryeqytet shkruhet: “Në emër të qytetarëve të Prishtinës, shpalleni të pafajshëm” . Në të kanë vendosur firmat kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe nënkryetarja e kryeqytetit, Besianë Musmurati.

Musmurati ka bërë të ditur këtë nismë përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar: “Në emër të qytetarëve të Prishtinës: SHPALLENI TË PAFAJSHËM. Për ata që luftuan për lirinë tonë. Për drejtësinë që po e presim. Për kthimin e tyre në shtëpi. Prishtina kujton. Kosova po pret.” Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com