Rasti ‘Capat-Sekiraqa’, dënohet i akuzuari për manipulim me prova në

0%

Vesel Bunjaku, i akuzuar për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje, është dënuar nga shkalla e aprë me 7 muaj dënim me burgim dhe 2 mijë euro gjobë. Bunjaku, në aktakuzën e datës , në konfliktin e armatosur mes grupeve të ashtuquajtura “Capat” dhe “Sekiraqa”, akuzohet se ka kryer veprat penale “manipulim me prova” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Gjykata i ka shqiptuar të pandehurit dënimin prej shtatë muajsh burgim për manipulim me prova, dhe dënimin me gjobë prej 2 mijë euro për armëmbajtje pa leje. Në dënimin me burgim të pandehurit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data deri më . Pra i akuzuari ka mbajtur plot 7 muaj paraburgim dhe ka shlyer dënimin me burg të shqiptuar nga gjykata.

Dy ditë më parë, në shqyrtimin gjyqësor të këtij rasti, të datës , Bunjaku e pranoi fajësinë për veprat që i ngarkoheshin. Këtu edhe u veçua procedura ndaj tij. Në fjalën e tij përfundimtare në seancën e datës , Bunjaku tha se se natën e 1 shtatorit të viti 2025 kur edhe kishte ndodhur përleshja e armatosur, ai kishte qëlluar rastësisht në lokal.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Unë atë natë kam qëllu rastësisht, edhe ato armë që po m’i përmend Prokuroria nuk janë të mijat. I kam marrë prej qatyhit, i kam gjujtë qaty. Shihet edhe kur i ka marr Policia. I kom çu në pjesën e pastër të lokalit se jom kon i trishtum” – kishte thënë Bunjaku para trupit gjykues.

Bunjaku ka vazhduar duke thënë se ishte frikësu për jetën e tij kur i ka parë veturat e grupit “Capat” duke ardhur në drejtim të lokalit dhe duke i nxjerrë armët e gjata. Ai shtoi se pas përfundimit të të shtënave, armët vetëm i kishte largu në një vend më të pastër të lokalit, por jo me qëllimin për t’i fshehur ato.

“Kur e kom pa veturën tjetër tu ardh në drejtim temin, unë në terasë ajo u ardhë prej poshtit te nalt, edhe e pash tu i qit armët e gjata prej kerrit, unë menjëherë jom shtri në lokal se kom qenë i friksum për jetën tem se nuk e disha qka po ndodh. Une sapo kisha dal prej burgut, nuk isha hala i sigurt për vetën tem.

Armët i kom marr prej një vendi i kom qit në vendin tjetër, dhe qëllimi nuk ka qenë me i fsheh, bile njonën kur e kom largu karikatori i kish mbet te nalt” – kishte thënë i pandehuri. Përfundimisht, Bunjaku shprehu keqardhje për atë çka ka ndodhur, dhe ka rithksuar se nga veprimet e tij nuk është dëmtuar askush, e as provat. “Ndihem keq për këtë çka ka ndodh.

Kom qëllu në një vend që nuk e kom ditë çka ka me ndodhë. Nga unë nuk u dëmtu askush, as provat” – kishte thënë në fund i pandehuri Vesel Bunjaku. Ky rast u gjykua nga trupi gjykues i njëjtë si në rastin e parë, nga kryetarja Fatime Dërmaku, dhe anëtarët Alltën Murseli dhe Ertan Sejfulla. Historiku i veprimeve për të cilat akuzohet Bunjaku?

Sipas dosjes së Prokurorisë të siguruar nga KALLXO.com ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datë , pas përfundimit të gjuajtjeve mes dy grupeve “Capat” dhe “Sekiraqa”, me qëllim të fshehjes dhe manipulimet me prova, i pandehuri Vesel Bunjaku kishte marrë dy armë.

Tutje sipas dosjes së prokurorisë ato dy armë dyshohet se njëra është e të pandehurit Salih Sekiraqës revole me ngjyrë të zezë dhe tjetra dyshohet te jetë e të pandehurit Fatos Abazi me ngjyrë të bardhë.

Sipas dosjes së prokurorisë, i dyshuari Vesel Bunjaku me ç’rast shkon në terrasën e lokalit në drejtim të banakut ku nga kamerat e lokalit vërehet se në dorë mban armë, pastaj del nga pjesa e prapme e lokalit i fsheh armët dhe kthehet në lokal ku në duar nuk kishte më asgjë.

Gjithnjë sipas dosjes së prokurorisë, me datë dhe vend të përshkruar si më lartë i pandehuri ka mbajtur në posedim të paautorizuar armët e zjarrit, të cilat i ka mbajtur në posedim dhe kontroll në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, të cilën armë e janë përdorur si mjete për kryerjen e veprave penale.

Për shkak të veprimeve të lartpërmendura Vesel Bunjaku, dyshohet se ka kryer veprën penale “Manipulim me prova” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Burimi: Kallxo