Egnatia ka njohur rivalët në fazën e Conference League. Pas kualifikimit historik do të nisë rrugëtimi i ri. Në total janë 36 skuadra pjesëmarrëse. Besimi është i madh te ekipi i Nevil Dedes, për të luajtur edhe pas fazës së ligës. Do të jenë gjashtë ndeshje në total për Egnatian.
Tetë ekipet e renditura më mirë pas gjashtë raundesh do të kualifikohen direkt, ndërsa 16 të tjerat që ndjekin do të kenë mundësinë e tyre në fazën “play off”. Radha e ndeshjeve do të përcaktohet të dielën. Ja më kë takohen: Egnatia – Midtjilland Braga – Egnatia Linkoln Red Imps – Egnatia Universita Kraiova – Egnatia Egnatia – Kauno Zhalgiris Arhus – Egnatia
