Vuçiç kërkon “varrim dinjitoz” për Ratko Mladiqin

0%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas vdekjes së Ratko Mladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, i dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Vuçiç ka deklaruar se Serbia do ta ndihmojë familjen e Mladiqit nëse vendos që ai të varroset në territorin e Serbisë, duke përmendur edhe mundësinë e varrimit në Beograd, pranë vajzës së tij.

“Ne nuk do të lejojmë që gjeneralit t’i mohohet një varrim dinjitoz”, ka deklaruar Vuçiç. Ai ka kritikuar reagimet e bëra pas vdekjes së Mladiqit, duke i cilësuar ato si pjesë të një “fushate” që, sipas tij, lidhet edhe me çështje juridike dhe politike në të ardhmen.

Vuçiç ka reaguar gjithashtu ndaj ministrit në Qeverinë e Serbisë, Usame Zukorliç, për komentet e tij lidhur me Mladiqin, duke thënë se ai duhet të veprojë si ministër i Serbisë dhe jo vetëm si përfaqësues i Novi Pazarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ratko Mladiq ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë rolin e tij në gjenocidin e Srebrenicës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com