MPB Maqedoni njofton se dje (), rreth orës , në Pikën Kufitare Tabanoc, në dalje të shtetit, nëpunësit policorë kanë bërë verifikimin e automjetit të udhëtarëve “Volksvagen”, me targa kombëtare serbe, i drejtuar nga M.S. (39) nga Suedia.
“Gjatë verifikimit të kryer përmes sistemit “Safe City”, është konstatuar se M.S. ishte i evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, gjegjësisht në autostradën A-1, pranë Demir Kapisë, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 175 kilometrash në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë”.
“M.S. është privuar nga liria dhe ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal përkatës”, thonë nga MPB.
