E lidhur me një celular, çaktivizohet lënda plasëse në Durrës duke

0%

Pas konstatimit të lëndës shpërthyese në lagjen nr. 3, Durrës, dhe gjetjen e një aparati celular të lidhur me një objekt të dyshimtë në rrugë, Policia ka njoftuar se është çaktivizuar lënda plasëse. Policia nënvizon se kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e perimetrit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Specialistët xhenierë të RENEAS kanë kryer veprimet e nevojshme dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, që ishte lidhur me aparatin celular, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm.

Pas konstatimit të lëndës shpërthyese në Durrës, gjendet një celular dhe një masë e dyshmitë Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. /Euronews.al

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi