Ftesa i mungon prej 2 vitesh

0%

Keidi Bare feston sot ditën e tij më të veçantë të jetës, ditëlindjen dhe mbush 29-vjeç. Në këtë moment tepër të rëndësishëm, mesfushori i Kombëtares ka marrë dhe një urim special nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit. “Edhe 100 vite të lumtura Keidi Bare”, shkruan FSHF në postimin dedikuar lojtarit.

Kujtojmë se fieraku nuk ka zbritur në fushë me kuqezinjtë që prej marsit të vitit 2024, ndërsa ky çast mund të shërbejë edhe si një kujtesë se pavarësisht momentit jo të mirë, harmonia është thelbësore. Sa i takon karrierës, këtë verë Keidi Bare u transferua në Superligën e Greqisë, aty ku do të luajë për ekipin e Volos, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Real Zaragozës në Spanjë.

Burimi: Bota Sot