Alarm i kuq i të nxehtit në Itali, temperatura ekstreme në 9 qytete

0%

Një valë e re të nxehti ka përfshirë rajonet qendrore dhe jugore të Italisë, duke shkaktuar temperatura ekstreme dhe vështirësi për banorët dhe turistët. Ministria italiane e Shëndetësisë ka shpallur alarm të kuq në 9 qytete: Bari, Cagliari, Campobasso, Catania, Latina, Messina, Palermo, Romë dhe Reggio Calabria.

Autoritetet u kanë bërë thirrje veçanërisht të moshuarve, fëmijëve dhe personave me probleme shëndetësore të shmangin daljet nga ora deri në , kur temperaturat janë më të larta. Në Romë, turistët që vizitojnë monumentet kryesore janë parë duke përdorur çadra dhe ventilatorë portativë për t’u mbrojtur nga dielli, ndërsa shumë prej tyre janë drejtuar te shatërvanët për t’u freskuar.

Paralelisht, në Siçili vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në pyje. Dy helikopterë janë angazhuar për të ndihmuar në kontrollin e një zjarri të nisur pranë malit Gulino, në afërsi të Palermos.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot