Lirohet nga akuza Glauk Konjufca për rastin e gazit lotsjellës në

0%

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuza, Glauk Konjufcën lidhur me rastin e përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Konjufca ishte akuzuar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa pas shqyrtimit të rastit, gjykata ka marrë vendim për lirimin e tij nga akuza.

Më 28 gusht shpallet aktgjykimi në rigjykimin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend Vendimin e ka bërë të ditur gjykatësja gjatë shpalljes së aktgjykimit. “I akuzuar për veprën penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’, i pandehuri Glauk Konjufca lirohet nga akuza”, ka thënë gjykatësja.

Rasti lidhet me ngjarjet e zhvilluara në Kuvendin e Kosovës, kur deputetë të atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje përdorën gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit në shenjë kundërshtimi ndaj zhvillimeve politike të asaj kohe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi