Gigi Hadid e quan Bradley Cooper burrin e saj dhe zbulon pjatën që i

0%

Gigi Hadid ka dhënë një tjetër detaj të rrallë për marrëdhënien e saj me Bradley Cooper, duke zbuluar një nga pjatat që aktori 51-vjeçar pëlqen më shumë kur ajo gatuan. Modelja 31-vjeçare u shfaq në serinë e gatimit “Now Serving” të Vogue France, ku përgatiti një pjatë me makarona, proshutë dhe erëza.

Teksa tregonte recetën, Hadid përmendi edhe partnerin e saj, duke thënë se këtë pjatë e ka përgatitur posaçërisht për të dhe se ai e adhuron. Hadid tha se pjata i del e mirë çdo herë, ndërsa tregoi hap pas hapi mënyrën e përgatitjes, shkruan DailyMail. Kjo nuk është hera e parë që modelja flet për lidhjen e saj me Cooper.

Në një intervistë për Vogue France, ajo e përshkroi marrëdhënien e tyre si të bukur dhe theksoi se një nga gjërat më të rëndësishme për ta është sinqeriteti dhe mbështetja reciproke.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hadid dhe Cooper u lidhën për herë të parë në tetor 2023 dhe, pavarësisht se vazhdojnë ta mbajnë pjesën më të madhe të marrëdhënies larg vëmendjes së publikut, romanca e tyre është bërë prej kohësh një nga lidhjet më të komentuara të Hollywood-it.

Burimi: Telegrafi